Rama publikon fotogalerinë nga mbledhja në KS e OKB: Dita më krenare e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga zhvillimi i Debatit të Hapur të Nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku përpos kryetarëve të shteteve/qeverive të 193 vendeve anëtare, e pranishme ka qenë dhe bashkëshortja e kreut të ekzekutivit, Linda Rama.
Kryeministri Rama deklaroi se drejtimi i Debatit të Hapur në KS është dita më krenare e Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Paqja, siguria, zgjerimi dhe lufta në Ukrainë, kanë qenë disa nga temat që kanë qenë në fokus të Debatit të Hapur të Nivelit të Lartë.
Mbledhja nisi me debate mes Kryeministrit Rama me ambasadorin e Rusisë, Vasili Nebenzia në lidhje me fjalën që do mbante presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.
Rama iu drejtua ambasadorit rus që të ndalonin luftën në Ukrainë dhe Presidenti Zelenski nuk do e mbante fjalën në Këshillin e Sigurimit të OKB.