Rama publikon pamje nga Alpet Shqiptare: Bukuria e Bjeshkëve të Kelmendit
Kelmendi, Njësia Administrative në Malësinë e Madhe është kthyer në një prej destinacioneve që nuk njeh stinë.
I rrethuar nga fshatra turistikë, me histori shekullore, ushqimet karakteristike, mikpritje, arkitekturë alpine e kanë shndërruar Malësinë e Kelmendit një një udhëtim të paharruar për turistë të shumtë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga bjeshkët e Kelmendit teksa turistët eksplorojnë natyrën mahnitëse edhe në këtë fund shtatori.
Zona ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, që nga turizmi i aventurës, tek ai i vëzhgimit dhe duke vijuar me kulinarinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të zonës.
Eksplorimi i shpellave, lundrimi me kajak në lumin Cem, ecjet në terrenet e pashkelura, kalërimi mes magjisë së natyrës unike, zona e Kelmendit ka shumë or të ofruar.
Tamara, qendra e Kelmendit vetëm 46 kilometra nga Kopliku, është një prej fshatrave më të frekuentuar në veri. Rruga që të çon drejt Tamarës përveç infrastrukturës moderne të ofron edhe pamje mahnitëse të “Leqeve të Hotit”.
Razma, Boga, Zona e Recit në Komunën e Shkrelit, Lepusha, Vermoshi, Selca, janë të tjera pika turistike të njohura në Komunën e Kelmendit.
Turistët vendas e të huaj mund të eksplorojnë shpella të ndryshme në gjithë Malësinë e Madhe të cilat u ofrojnë edhe të dhëna jetësore të popullimit mijëravjeçare ku më të njohurat janë shpellat në Kelmend, Shkrel, Kastrat e Gruemirë.