Rama publikon pamjet nga pritja e Mbretit të Spanjës për liderët e Komunitetit Politik Europian

Mbreti i Spanjës ka pritur liderët e Komunitetit Politik Europian, mes të cilëve edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga momentet e pritjes së mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI për liderët e Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të tretë, të Komunitetit Politik Europian (EPC), i cili po zhvillohet në qytetin e Granadës e ku janë të pranishëm gjithashtu, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga rreth 50 vende europiane.

Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët, të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Deri më tani, Komuniteti Politik Evropian ka zhvilluar dy takime. Në takimin e parë në tetor 2022, liderët europianë diskutuan kryesisht çështjet e paqes dhe sigurisë, veçanërisht luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike. Në takimin vijues në qershor 2023, ata diskutuan përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë, qëndrueshmërinë e energjisë dhe lidhjen dhe lëvizshmërinë në Evropë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

1 hour ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

1 hour ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

1 hour ago

PSG-Arsenal i besohet Feliks Zvajer, precedentët me të dy klubet

UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe…

2 hours ago

Zgjedhja e Papës së ri, 133 kardinalë mblidhen në Vatikan për konklavë

133 kardinalë të moshës mesatare 70 vjeç, dhe shumë prej të cilëve të zgjedhur nga…

2 hours ago

Kosovë- LDK refuzon koalicionin qeverisës me Albin Kurtin, Abdixhiku propozon qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për koalicion…

2 hours ago