Lajme

Rama: Reforma e pensioneve për drejtësinë sociale. Para 2014 trajtohej si lëmoshë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në kushtet për të realizuar një reformë të re të pensioneve, duke theksuar se e kaluara e këtij sistemi ka qenë e dëmshme për qytetarët.

Ai kritikoi qeverinë Berisha për “sabotimin” e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe trajtimin e pensioneve si një formë lëmoshe, duke theksuar se kjo ka pasur pasoja të rënda për ata që kontribuuan gjatë gjithë jetës.

Rama ripërsëriti se nuk është e lehtë që brenda një dekade të arrihet drejtësia sociale, por shtoi se ata që ende vuajnë nga efektet e politikave të kaluara “nuk duhet të falin” shkaktarët e kësaj situate.

“Jemi në kushtet për një reformë të re të pensioneve. Kush ka qeverisur më para e sabotoi të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore dhe e trajtoi pensionin si lëmoshë. Pas 2014 me reformën që bëmë ne diferenca për të njëjtat vite pune dhe profesion ndryshimi është si dita me natën. E para ata që vuajnë atë shëmti politike në kurrizin e tyre dhe shikojnë kolegë të tyre duhet të mos ia falin kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve besoj që e dini, por jam i gatshëm t’ua jap. Sistemet e pensioneve ngrihen me shekuj dhe ato të ngritura së prapthi nuk mund të korrigjohen plotësisht për të gjithë në një dekadë. Prandaj bonuset janë një mundësi kompesimi pa prishur skemën”, tha Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

9 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

9 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

9 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

9 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

9 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

9 hours ago

This website uses cookies.