Rama refuzoi interpelancën, Bardhi-Nikollës: E ke bërë Kuvendin si “republikë kryeministrie”

Refuzimi i kryeministrit Edi Rama për interpelance për të vëllanë e tij, pas akuzave të opozitës se “është i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë”, është diskutuar edhe në Konferencën e Kryetarëve.

Gjatë mbledhjes deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar Lindita Nikollës që ta fus interpelancën në rend dite dhe ka akuzuar këtë të fundit se e ka kthyer Kuvendin në “republikë kryeministrie”.

Kryeparlamentarja Nikolla tha se interpelanca nuk parashikon çështjet personale, por për deputetin Bardhi kjo është shkelje e Kushtetutës.

Debati në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Bardhi: Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshijë në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeministrie. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër ta refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.

Nikolla: Interpelanca nuk parashikon çështje personale.

Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse i ka vënë mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e gardës.

Çuçi: Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë,  s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë.

Kryeministri Edi Rama refuzoi kërkesën për interpelancë urgjente të bërë nga deputeti demokrat Gazment Bardhi ku tha se këto janë akuza të fabrikuara, ndërsa shton se motivet e kësaj kërkesë për interpelancë nuk përfshihen te “synimet dhe qëndrimet e punës së qeverisë për të raportuar para Kuvendit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.