Rama rinis turin me diasporën, më 26 tetor udhëton drejt Nju Jorkut
Kryeministri Edi Rama do të rinisë turin me diasporën shqiptare. Pas turit të mbajtur në Athinë dhe më pas në Milano, kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë drejt Nju Jorkut (New York).
Takimi me diasporën shqiptare atje, do të mbahet më 26 tetor në orën 11:00.
Në takimin e parë me diasporën, të cilën e nisi nga shteti fqinj në stadiumin “Galatsi”, ku me mijëra shqiptarë ishin të pranishëm, kreu i qeverisë kërkoi që mes dy vendeve të hapej një faqe e re bashkëpunimi dhe marrëdhëniesh harmonike për më shumë zhvillim dhe prosperitet mes dy popujve.
Në maj kryeministri udhëtoi drejt Milanos, ku përcolli mesazhe bashkimi jo vetëm me Italinë mike, miqësia me të cilën na lidh prej shekujsh, por edhe me BE-në, ku e ardhmja e Shqipërisë është në familjen evropiane.