Rama: Rruga Shëngjin-Velipojë, investim për zhvillimin e turizmit në Shkodër
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.
Një prej tyre është rruga Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë një nga akset më panoramike të vendit me potencial për zhvillimin e turizmit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i rrugës, ndërsa e cilësoi “një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër”.
Kryeministri theksoi se ky aks i rëndësishëm pritet të përfundojë këtë verë.
Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.