Lajme

Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore

Qeveria shqiptare së shpejti do të bëjë shpalljen e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore në banesa për familjarët. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë theksoi së Shqipëria është e para në rajon për sa i përket vetprodhimit të energjisë diellore.

“Sot jemi të parët në rajon për vetprodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset. Prodhojmë 196 megavat, katërfishin e Serbisë dhe më shumë se dhjetëfishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut” tha zoti Rama.

Kreu i qeverisë njoftoi se “Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesa”. Zoti Rama shprehu bindjen se edhe kjo paketë do të jetë pa diskutim një sukses, sepse siç ndodhi edhe me paketë e parë interesi është i madh dhe faktikisht u shterua gjithë financimi 100%. Kreu i qeverisë kujtoi se çmimi i energjisë elektrike është ulur me 10,5% ndërsa shtoi se brenda pak viteve vendi do të fitojë pavarësinë e plotë energjetike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.