Categories: LajmePolitikë

Rama: Së shpejti shkoj në Prishtinë. Krenar për kontributin e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të udhëtojë drejt Prishtinës për të treguar personalisht mbështetjen e tij ndaj Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetin social X, Rama ka përsëritur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes Themelore, ndërsa garantoi se do të vijojë të luajë rol në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Kreu i qeverisë u shpreh krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së.

Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkruan Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

42 minutes ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

43 minutes ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

46 minutes ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

50 minutes ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

56 minutes ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

1 hour ago

This website uses cookies.