Categories: LajmePolitikë

Rama: Sfida më e madhe politike, ndarja e dhimbshme mes anëtareve të BE dhe jo anëtarëve të saj

Kryeministri Edi Rama ka deklaruara para liderëve të pranishëm për Samitin e Procesit të Berlinit se sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtareve të BE-se dhe jo anëtarëve të BE-së.

Rama u shpreh se të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë dhe se  sfida me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE-se po intensifikohen me homologët e tyre të BE-së.

Ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen në një vend bastion të propagandës. Të nderuar miq, ndihem mirë që bashkohemi dhe kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vite më parë nga Angela Merkel në Berlin e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE-ja, e disa të tjerë jemi nga E-ja pa B-në.

Ka shumë sfida por për të gjithë ne këtu, sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtareve të BE-se dhe jo anëtarëve të BE-së.

Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë, sfida me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE-se po intensifikohen me homologët e tyre të BE-së. Nuk do drejtoj gishtin ndaj askujt por dua të ngre disa pikëpyetje, a mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve jo anëtare të BE-së siç mund të bëjmë 9 vite më parë?”, u shpreh Rama.

Kreyministri u ndal më tej te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe lufta e Hamasit në Izrael.

Kreu i qeverisë u shpreh se bota po ndryshon shumë shpejt dhe shumë më ndryshe se sa ishte parashikuar.

Një luftë në pragun e Evropës, ku një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë territorin  vet, na ka treguar se  bota po ndryshon shumë më shpejt dhe shumë më ndryshe se sa e kishim parashikuar shumica prej nesh.

Ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet.

Ndërkohë që jemi solidarë me Izraelin përhapja e tmerrshme e urrejtjes, dëshmon edhe njëherë se pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi midis e përreth komunitetit tonë demokratik.

Si po reagojmë ndaj kësaj skene që zhvillohet përtej kufijve tanë, ndërkohë që ne jemi të bashkuar për Ukrainë, a po përgatitemi për një përgjigje ndaj sfidave politike me të cilat po p[përballet komuniteti ynë?”, shtoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

4 hours ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

4 hours ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

4 hours ago

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

4 hours ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

4 hours ago

This website uses cookies.