Rama: SHBA ka interes direkt në Shqipëri dhe Kosovë, pa të s’do kishte shtet të pavarur të Kosovës
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken se SHBA ka treguar interes të drejpërdrejtë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës.
“Më vjen mirë që kjo vizitë koiçidon me përfundimin e misionit të Shqipërisë si pjesë e Këshillit të Sigurimit si anëtar i përhershëm.
Dua ta falënderoj sekretarin e Shtetit për një mbështetje që flitet pak dhe shihet pak por që është një mbështetje e vazhdueshme por edhe e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Ky është një proces nga ajo se çfarë bëjmë ne dhe aleatëve tanë evropianë. Ne vlerësojmë interesimin e vazhdueshëm të Departamentit të Shtetit dhe faktin që Sekretari në takimet me aleatët evropianë nuk e lë pa nënvizuar për ta shtyrë më tutje këtë proces të anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor si një interes strategjik të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh kryeministri Rama.
Ai theksoi gjithashtu se pa SHBA-të s’do kishte Kosovë të pavarur ndërsa theksoi se interesi amerikan në Kosovë dhe Shqipëri është interes i dorës së parë.
“Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë që pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë, nuk është një interes i dorës së dytë, nuk është një interes i ndarë nga interesi ynë në Shqipëri dhe Kosovë. Ne ndjehemi të keqardhur sa herë shohim hapa mbrapa dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e dialogut dhe të vetëdijshëm për tragjedinë jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë”, tha më tej shefi i qeverisë shqiptare në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Rama vuri në dukje më tej nevojën e investimeve amerikane, ndërsa falënderoi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi.
“Dimensioni bilateral i cili është strategjik dhe i pandërprerë që po merr edhe përmasa ekonomike. Është e padiskutueshme nevoja e investimeve amerikane në Shqipëri. Kemi nevojë në fushën e energjisë. Kompanitë amerikane janë një partner i dëshiruar. Turistët amerikanë ja vlejnë ta vizitojnë. Në një vend shumë të vogël ata, pa bërë shumë orë rrugë mund të gjejnë gjithçka. E falënderoj në mënyrë të përsëritur për mbështetjen e pazëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë që nga një vend që s’ka pasur kurrë drejtësi, dhe kultura e pandëshkueshmrisë ishte bërë normë, sot themi jo, sepse edhe në Shqipëri që njerëz në pushtet qoftë dhe të lidhur me pushtetin ekzistues thirren për të dhënë llogari përpara ligjit.
Këtu edhe për orën nuk gjejmë konsensus pasi njëri thotë ora e majtë tjetri ora e djathtë ca thonë ora e qendrës”, u shpreh Rama.