Shqipëria do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian vitin që vjen. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë pamje nga Samiti i katërt i Komunitetit Politik Europian, që u mbajt në Britaninë e Madhe.
Sipas Ramës, mbajtja e këtij Samiti në Shqipëri vitin që vjen është një “fakt kuptimplotë” i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
45 lider morën pjesë në të Samitit të 4 të Komunitetit Politik Europian. Kreu i qeverisë shqiptare u prit nga homologu i tij Sir Keir Starmer, më të cilin zhvilloi edhe një takim “kokë më kokë”.
Kryeministri bashkëdrejtoi me homologen italiane, Giorgia Meloni tryezën e rrumbullakët për emigracionin e paligjshëm.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.