Rama: Shqipëria në vendin e 3-të në Barometrin Botëror të Turizmit

rama 3
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është renditur në vendin e tretë në “Barometrin Botëror të Turizmit për janar-korrik 2023, me një rritje spektakolare prej 56% në ardhjet e turistëve”.
Sipas tij, ardhjet e turistëve kanë shkuar në 56 për qind duke reflektuar sipas tij, punën e palodhur të industrisë të turizmit.
“Ne kemi arritur diçka të pabesueshme: Vendi i 3-të në Barometrin Botëror të Turizmit për janar-korrik 2023, me një rritje spektakolare prej 56% në ardhjet e turistëve.
Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistët e industrisë sonë të turizmit. Së bashku kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë atë çdo vit më të mirë e më të mirë”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook. Ndërkohë që Shqipëria ka lënë pas El Salvadorin, Andorën, Armeninë, Etiopinë dhe Kolumbinë. Tabelën e kryeson Katari dhe Arabinë Saudite.

Ndërkaq, Rama ka ftuar të gjithë turistët që të vizitojnë Shqipërinë, që nga riviera Shqiptare te bukuria historike e Gjirokastrës.
“Nga brigjet e diellit të rivierës shqiptare deri te bukuria historike e Gjirokastrës, ne kemi diçka për të gjithë.
Për udhëtarët në mbarë botën: ejani të zbuloni perlë që është Shqipëria, pasuruar nga përpjekjet e sektorit tonë të jashtëzakonshëm të turizmit”, shkruan më tej kryeministri.