Rama: Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrell për Dialogun Kosovë-Serbi

rama 27

rama 27

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk mbështet Deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, Xhozef Borel (Josep Borrell) në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023.

Për herë të parë ne nuk linjezohemi me politikën e jashtme të BE, të pakten në 10  vitet e fundit sa i takon deklarates së Borrell per dialogun Kosovë – Serbi”, tha zoti Rama gjatë një konference për shtyp në Romë sëbashku me Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani.

Linja jonë është në mbështetje të Kosovës, pasi është e papranueshme dhe e dënueshme që Serbia shpalli ditë zie për vrasjen e atyre që sulmuan policinë e Kosovës“, tha zoti Rama në përgjigje të pyetjes së gazetares së RTSH Denada Shkodrani.

Zoti Rama ndodhet në Romë në kuadër të takimit të dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.