Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit. Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.
Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Rama ndau detaje mbi vendin dhe orën e takimit.
“Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai. “Nesër në Milano, nga ora 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, rruga ’11 Shtatori’, nr. 16, Busto Arsizio”, thekson më tej Rama.
Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.
Ndërkohë, më herët gjatë këtij turi, Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Düsseldorf (Gjermani), në Nju Jork (SHBA), si dhe në Londër (Angli). Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, Rama vizitoi edhe qytetin e Selanikut në Greqi, si dhe zhvilloi një takim të mëparshëm në Milano.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon sot turin e takimeve me diasporën në kuadër…
Qindra mijëra banorë të qytetit të Gazës kanë humbur burimin e tyre kryesor të ujit…
DashiKomunikimi me të tjerët mund t’ju sjellë pikërisht aty ku duhet të jeni. Mundësia ju…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të…
E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…
Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…
This website uses cookies.