Categories: AktualitetLajme

Rama takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg: Jeni aset për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është takuar në Luksemburg me anëtarë të komunitetit shqiptar. Kreu i qeverisë deklaroi se komunitetet shqiptare të integruar në vende të ndryshme të botës, janë asete të çmuara.

“Kënaqësi e posaçme bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, bashkëkombas të integruar më së miri në vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, me plot pasion për Shqipërinë e dëshirë për të kontribuar për vendin. Është me interes të veçantë të dëgjoj e mësoj sa mundem në këto raste.

Ju i përkisni një pjese shumë cilësore të shqiptarëve në emigracion. Duke pasur parasysh  sferat e veprimtarisë ekonomike të këtij vendi, jeni asete për këtë vend dhe s’ka se si të mos jeni aset i çmuar për vetë Shqipërinë”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

17 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

17 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

18 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

18 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

19 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

19 hours ago

This website uses cookies.