Rama takim me Richard Verma dhe Nancy VanHorn, ambasada e SHBA: Diskutime mbi rëndësinë jetike të integrimit në BE

Rama takim me Richard Verma

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot (8 janar) në Tiranë me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard  Verma dhe të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn. Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se në takim u diskutua mbi rëndësinë “jetike” të integrimit të Shqipërisë në BE.

Po ashtu, zyrtarët  amerikanë kanë vlerësuar mbështetjen që vendi ynë i dha refugjatëve afganë dhe Ukrainës, ndërsa përgëzuan për përzgjedhjen e Shqipërisë për një marrëveshje kompakte me MÇ

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë. Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MÇ, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.