Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot (8 janar) në Tiranë me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard Verma dhe të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn. Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se në takim u diskutua mbi rëndësinë “jetike” të integrimit të Shqipërisë në BE.
Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar mbështetjen që vendi ynë i dha refugjatëve afganë dhe Ukrainës, ndërsa përgëzuan për përzgjedhjen e Shqipërisë për një marrëveshje kompakte me MÇ
“Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë. Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MÇ, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.