Rama takon homologun grek Mitsotakis dhe Presidentin e KE, Charles Michel
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Në takim ishin të pranishme ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Në margjinat të Samitit të Komunitetit Politik Europian, ministrja Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi që u zhvilluar në ambientet e jashtme të Blenheim Palace.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Oxford.