Rama: Tetori, muaji me volumin më të lartë të turizmit përmes kroçierave dhe jahteve
Vijon turizmi i kroçierave në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama bën me dije se 4 anije kanë ndaluar ditët e fundit në Portin e Durrësit, ndërsa 4 anije të tjera planifikohet të mbërrijnë deri në fund të muajit tetor me rreth 2,600 turistë të huaj.
Kreu i ekzekutivit thekson se tetori është një prej muajve me volumet më të larta të turizmit përmes kroçierave dhe jahteve.
“Edhe pse në mes tetori vijon turizmi i kroçierave në Shqipëri
4 anije janë ndalur gjatë ditëve të fundit në Portin e Durrësit, ndërkohë që edhe 4 të tjera janë planifikuar të vijnë deri në fund të tetorit me rreth 2.600 turistë të huaj, duke shënuar kështu një ndër muajt me volumet më të larta të turizmit përmes kroçierave dhe jahteve”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.