Rama thirrje sipërmarrjeve të deklarojnë pagat reale: Grabitje e pensionistëve, rrezikoni të ndiqeni penalisht

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sipërmarrjeve në vend që të deklarojnë pagat reale, duke paralajmëruar deri në ndjekje penale. Në një takim me bizneset, Rama e konsideroi “grabitje” ndaj pensionistëve nëndeklarimin e pagave, teksa theksoi se pret një përmirësim të shpejtë të këtij problemi.

Ai i kërkoi bizneseve që të bashkëpunojnë për të krijuar një front të përbashkët për t’i dhënë fund këtij fenomeni, duke paralajmëruar se në të kundërt rrezikojnë masë administrative dhe deri edhe ndjekje penale.

Çdo qindarkë të çdo pagese për çdo person që i takon pensionistëve, t’i shkojë pensionistëve. Ky detyrim në sektorin publik është i përmbushur sepse nuk varet nga sjellja e personit që paguhet, nuk ndodh e njëjta gjë në sektorin privat. Kemi një problem të madh, pavarësisht të gjitha përmirësimeve që janë bërë, me deklarimin e pagës reale, një problem shumë i madh që jemi të vendosur ta adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë. Dëshirojmë që kompanitë nuk do të jetë nevoja të vihen nën presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë dhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje. Është fjalë shumë e rëndë, është një sjellje që ka marrë statusin e vijës së sjelljes në shumë biznese me një mungesë përgjegjshmërie. Duam të përcjellim një shqetësim dhe ftesë për të krijuar një front të përbashkët në këtë punë”, tha Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.