Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sipërmarrjeve në vend që të deklarojnë pagat reale, duke paralajmëruar deri në ndjekje penale. Në një takim me bizneset, Rama e konsideroi “grabitje” ndaj pensionistëve nëndeklarimin e pagave, teksa theksoi se pret një përmirësim të shpejtë të këtij problemi.
Ai i kërkoi bizneseve që të bashkëpunojnë për të krijuar një front të përbashkët për t’i dhënë fund këtij fenomeni, duke paralajmëruar se në të kundërt rrezikojnë masë administrative dhe deri edhe ndjekje penale.
“Çdo qindarkë të çdo pagese për çdo person që i takon pensionistëve, t’i shkojë pensionistëve. Ky detyrim në sektorin publik është i përmbushur sepse nuk varet nga sjellja e personit që paguhet, nuk ndodh e njëjta gjë në sektorin privat. Kemi një problem të madh, pavarësisht të gjitha përmirësimeve që janë bërë, me deklarimin e pagës reale, një problem shumë i madh që jemi të vendosur ta adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë. Dëshirojmë që kompanitë nuk do të jetë nevoja të vihen nën presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë dhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje. Është fjalë shumë e rëndë, është një sjellje që ka marrë statusin e vijës së sjelljes në shumë biznese me një mungesë përgjegjshmërie. Duam të përcjellim një shqetësim dhe ftesë për të krijuar një front të përbashkët në këtë punë”, tha Rama.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.