Rama: Tre të rinjtë nga Shkodra krijojnë projektin me inteligjencën artificiale për lehtësimin e trafikut

ogerta

ogerta

Kryeministri Edi Rama ndau sot arritjen e tre të rinjve nga Shkodra, të cilët përmes inteligjencës artificiale dhe programit të kodimit mundën të zhvillojnë një projekt inovator për lehtësimin e trafikut në qytet.

“Ermi, Gerti dhe Endri janë tre të rinjtë e talentuar të Gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës, të cilët fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI, me super gjetjen e tyre për lehtësimin e trafikut në qytet, një projekt inovator, përmes inteligjencës artificiale, falë programit të Kodimit dhe punës fantastike të mësuesve të TIK, theksoi Rama.

Ermi Tafili, Endri Zaganjori dhe Gerti Dermani triumfuan në këtë konkurs, me projektin me titull “ASRV AI – System or Road Violations”, për t’i dhënë zgjidhje përmes inteligjencës artificiale, trafikut në qytetin e Shkodrës.

Duke folur për projektin e tyre të përdorimit të inteligjencës artificiale në funksion të zgjidhjeve praktike, nxënësit janë shprehur optimistë për ta zgjeruar më tej idenë e tyre inovatore.

“Ideja për krijimin e ASRV AI ka lindur gjatë sezonit të verës të them të drejtën, për shkak të trafikut të krijuar si nga turistët, po ashtu edhe nga emigrantët. Na kanë ndihmuar shumë programet që kemi hyrë, por edhe me ndihmën e programit For Youth dhe mësuesve kemi mundur të konkurojmë dhe të fitojmë”,-  tha Endri Zaganjori.

“Ne kemi menduar të përdorim një lloj inteligjence artificiale për të implementuar këtë lloj sistemi, pasi ndodh një shkelje, Komisariatit të Policisë i vjen informacioni direkt për vendin ku ka ndodhur ky incident, për targën e makinës dhe pastaj një video se çfarë ka ndodhur, ku polici mund të vendosë gjobë ose të shkojë vetë për të parë incidentin”, tha Ermi Tafili.

“Kjo ishte ideja, për ta përdorur në qytetin e Shkodrës dhe në qytetin e Tiranës, më vonë duke kaluar në gjithë Shqipërinë dhe për ta bërë globale si ide”,- tha Gerti Dermani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.