Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama gjatë mbledhjes online të Asamblesë Kombëtare tha se qëllimi i thirrjes së kongresit të Partisë Socialiste që do të mbahet në 20 korrik do të paraqitet edhe platforma për përzgjedhjen e listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke projektuar mandatin e katërt.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë, Rama tha se gjatë punimeve të kongresit gjithashtu do të bëhet e mundur një pasqyrim të gjendjes së përgjithshme të vendit duke projektuar të ardhmen “Shqipëria 2030”.
“Kongresi do të trajtojë dhe një pasqyrë të gjendjes së përgjithshme në vend duke projektuar dhe punën për programin për mandatin e katërt në funksion të vizionit Shqipëria 2030”.
Për këtë do të angazhohet, theksoi Rama, një grup I veçantë por në Kongres do të bëhet një përmbledhje e gjendjes në raport me Shqipërinë 2030, pra ku jemi dhe ku do të mbërrijmë.
Në mbledhjen online të Asamblesë, Rama u shpreh se platforma dixhitale “deputeti që duam” do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar.
“Më herrët kemi krijuar një platformë dixhitale “Deputeti që Duam” dhe mblodhëm një numër të konsideruar të shprehjes së interesat të përfshirë në procesin e përzgjedhjes së deputetëve. Disa nga të rinjtë që u paraqitën u bënë dhe pjesë e listave zgjedhore”
Është mirë vijon më tej ai, që ti japim vetës kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri kur do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve të PS.
“Në zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë duke pasur një artikulim më të madh në këtë përfshirje në këtë proces deri në momentin e përzgjedhjes përfunduare të listës së PS-së” tha Rama.
Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…
Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…
Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…
Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…
Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…
Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…
This website uses cookies.