Rama : Unë besoj se nëse do të vi fundi i botës, gazetaria do të jetë e fundit që vdes.

Rama 1411

Rama 1411

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Mediatik i Evropës Juglindore, duke folur për gazetarinë, të drejtën e informimit dhe së vërtetës së lajmit, tha se , “Unë besoj se nëse do të vi fundi i botës, gazetaria do të jetë e fundit që vdes”.

Për këtë Kryeministri tregoi bindjen e tij, por ajo që mbetet shqetësuese për të ishte lufta me të vërtetën dhe jo thjeshtë gazetarinë.

“Çështja është a do të mbijetojë e vërteta dhe unë besoj që ajo që është në rrezik është e vërtetat dhe jo gazetaria.  Për shumë arsye gazetaria është bërë një përzierje shumë e madhe mes vërtetës dhe gënjeshtrës”, tha Rama.

Sepse sipas tij, “mendimet janë të lira, por faktet janë të shtrenjta, me këtë përballemi sot”.

Duke treguar solidaritetin me rastet ku janë dhunuar gazetarët apo kërcënuar, Rama shtoi se, “dëgjova për 21 sulme apo kërcënime në Shqipëri, unë e di si fakt çdo të thotë kjo gjë sepse e kam pësuar në lëkurë. Për shkak të rrethanave e njoh luftën për lirinë e fjalës, apo respekti për lirinë e botimit. Ndërkohë tani njoh abuzimin  me të dyja”.

Çdo sulm apo kërcënim ndaj gazetareve , u shpreh Kreu i qeverisë, nuk ka asnjë diskutim që është e neveritshme. Por, sipas tij, sa sulme bëjnë gazetarët ndaj njerëzve. E di, që politikanët nuk janë njerëz, thotë më ironi Rama, por ka dhe politikanë që kanë një dozë njëriu, kanë familje, kanë fëmijë”.

 “Unë jam plotësisht dakord dhe jam në solidaritet të plotë me çdo gazetar që sulmohet dhe kuptojë plotësisht pse-në, si-në për të gjitha arsyet që çdo organizatë ngirhet në këmbë për ata. Por sa shpesh janë këto organizata gazetarësh që të ngrihen kundër vetes. Të ngrihen kundër  kategorisë së gazetarit apo individëve në grupin e tyre që në emër të gazetarit i lejojnë vetes të bëjnë atë që kohë më parë , dhe nuk po flas për një shekull më parë, por ka qenë absolutisht jashtë çdo përfytyrimi”, u shpreh Rama.  

Rama kujton dhe një rast që sipas tij kishte qëllim të rregullonte median në internet, por për shkak të kundërshtisë së hasur , mazhoranca u detyrua të tërhiqej.

“Ca kohë më parë kishim përballje të jashtëzakonshme për shkak të përpjekjes për të rregulluar median në internet dhe kjo përpjekje vazhdon të më ndjek pas si hije . edhe pse ne hoqëm dorë prej saj, jo se kemi ndryshuar mendja por solli një mosmarrëveshje jashtë normale me atë që do donim të bënim.   Asaj kohe kundër argumenti ishte vetë rregullimi edhe pse kanë kaluar disa vitesh”, përfundoi Rama.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.