Shqipëria feston sot Ditën e Flamurit, 112- vjetorin e Pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë, me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, si dhe koreografinë kuqezi të fëmijëve nga Vlora, në Tiranë e Shkodër.
“Me jehonën e këngës ‘Për ty, Atdhe’, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë”, shkruan Rama.
Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani ka uruar popullin shqiptar duke thënë…
Ambasada E Gjermanisë në Tiranë uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së…
Sot me 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Policia e Shtetit ka uruar të gjithë shqiptarët…
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku…
Mirdita Thaci është një kuzhiniere shqiptare e cila jeton jashtë Shqipërisë dhe ka korrur sukses me websitin…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se 28 nëntori është dita më përbashkuese…
This website uses cookies.