Rama uron Trump për fitoren e zgjedhjeve: Mezi pres të punojmë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka uruar Republikanin Donald Tramp (Trump) për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa e cilësoi një fitore të jashtëzakonshme, Rama deklaroi se do të jetë i privilegjuar të punojë me Presidentin e 47-të të SHBA-ve për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare nuk la pa përmendur edhe Xho Bajden (Joe Biden) për të cilin tha se ka qenë një nder të punonte krah tij për forcimin e lidhjes Shqipëri-SHBA.

Urime për @realDonaldTrump në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkroi Rama në rrjetin social X.

Republikani Donald Tramp siguroi fitoren e zgjedhjeve presidenciale duke u bërë Presidenti i 47-të i SHBA-ve. Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet si i jashtëzakonshëm dhe historik për SHBA, pasi ai humbi ndaj Xho Bajden (Joe Biden) në vitin 2020.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.