Lajme

Rama: Vijojmë me bonuset për pensionistët, rrisim luftën ndaj informalitetit të pagave

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bonuset ndaj pensionistëve do të vijojnë teksa solli në vëmendje bonusin e fundvitit të kaluar dhe atë që pritet t’u jepet kësaj kategorie në pranverë.

Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, ku ishin të pranishëm  ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, kreu i qeverisë vuri në dukje se paralelisht me bonuset e pensioneve do të rritet edhe lufta ndaj informalitetit të pagave.

 “Nga një bonus të fundvitit ne tani kemi kaluar në 2 bonuse, një në fundvit dhe një në pranverë dhe i kemi lidhur këto bonuse me rritjen ekonomike dhe me performancën e ekonomisë.

Duam që këto bonuse të vazhdojnë dhe që pensionistët të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes. Ndërkohë duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve duam të bëjmë një akselerim pa prishur në asnjë mënyrë themelet që ka sistemi.

E fundit që kam është që pa diskutim që kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave.

Ka një ndryshim, sepse ka një rritje të pagave në tërësi, ka një ndryshim sepse është konstatuar në deklarimet e fundit një rritje e deklarimit të pagave dhe kontributeve por ka akoma shumë hapësirë për të marrë më shumë në funksion të skemës së fondit të sigurimeve shoqërore”, u shpreh Rama.

Ai shpjegoi se në Shqipëri ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku sipas tij, “që në fillim të viteve 90’ qeveria me një vendim nxori në pension të gjithë ata që dolën të papunë nga ndalimi i prodhimit industrial komunist. Krijoi një kategori të panjohur pensionitësh të moshës 40-45 vjeç. Ajo kategori pavarësisht punëve të tjera që mund të ketë bërë në sektorin privat, rezulton sot e gjithë ditën pjesë e skemës së pensioneve. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend të rajonit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

12 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

12 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

1 day ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

1 day ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

1 day ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

1 day ago