Rama vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, takim me Stoltenberg dhe liderët e 4 vendeve të NATO-s

3d86ff46cc81473ea1229d6c909efd65
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot (22 nëntor) një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani bën me dije se vizita e Ramës vjen në kuadër të takimit informal të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me 5 vendet anëtare të aleancës nga Europa juglindore.
Kryeministri Rama, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spahic, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic dhe i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të kenë një takim me dyer të mbyllura me Stoltenberg dhe më pas do të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp.
Stoltenberg po zhvillon një vizitë 3 ditore në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të mbështetur vendet në proceset demokratike dhe të sigurisë.