Rama vizitë zyrtare në Romë, në qendër mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve
Kryeministri Edi Rama, nisi të martën pasdite një vizitë zyrtare të nivelit të lartë në Romë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.
Takimet në Romë ai i ka filluar me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa.
“Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve”, shkruan Rama në rrjetij e tij social Facebook.