Rama vizitë zyrtare në Turqi, pritet të takohet me Presidentin Erdogan
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi të martën (20 shkurt). Sipas mediave turke, Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Të dy krerët pritet të diskutojnë çështje të tilla si lufta kundër migracionit të parregullt, marrëdhëniet tregtare dhe zhvillimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.
Vizita e Ramës në Turqi vjen pas asaj të Ministrit të Ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan në vendin tonë, ku zhvilloi një sërë takimesh me krerët e politikës shqiptare.