Rama: Zgjedhjet e 11 majit, çelësi për integrimin. Duhet të shohim Shqipërinë në tryezën e BE-së

i Edi Rama i cilësoi zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama i cilësoi zgjedhjet e 11 majit 2025 si historike dhe një moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10, Rama nënvizoi se ky proces ka një rëndësi të madhe për përmbylljen e negociatave me BE-në dhe për shfrytëzimin e mundësisë që ofron “dritarja e hapur” për pranimin e Shqipërisë në familjen europiane.

“Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, rezultati i 11 maji ka një rëndësi historike për Shqipërinë. Më 11 maj Shqipëria duhet të marrë të gjithë energjinë e nevojshme për të kryer procesin e negociatave me BE dhe të shfrytëzojë mundësinë e dritares së hapur për ta shfrytëzuar këtë për të hyrë në BE përpara se të mbyllet. Nuk është një dritare e hapur përgjithmonë dhe do na presë ne kur të jemi gati. Ne mund të bëhemi gati, por dritarja mund të jetë e mbyllur siç ka qenë më parë. Sot të gjitha shtetet duan që Shqipëria të integrohet, jo se u hyri dashuria për ne, por rrethanat e përgjithshme politike kanë krijuar nevojën brenda BE që të rritet numri i shteteve dhe ky union të përfshirë brenda vetes anëtarë të rinj dhe sigurisht edhe fitimi i respektit të vendin në sytë e botës,” deklaroi Rama.

Ai shtoi se dritarja e mundësive për anëtarësimin e Shqipërisë nuk është e hapur përgjithmonë, dhe që zgjedhjet e 11 majit duhet të rezultojnë në një fitore të fuqishme për Partinë Socialiste, për të siguruar një rezultat që do të përforcojë pozitat e Shqipërisë në tryezën e negociatave.

“Kemi vendosur që brenda 2027 ta përmbyllim procesin e negociatave dhe nuk duhet të humbasim jo më një vit por as edhe një muaj. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje dhe të dalë nga aty një rezultat që mund të komprometojë gjithçka. Prandaj nuk duhet thjeshtë një fitore aritmetike e PS, por një triumf i saj. Më 11 maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë dhe logon që do zgjidhni, por duhet të mendoni Shqipërinë në tryezën e negociatave që duhet t’i mbyllin brenda 2027”, tha Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.