Ramadani: Krenar për atë që bëmë në këtë turne
Përfaqësuesja kuqezi i ka dhënë lamtumirën Euro 2024, por sigurisht që ka lënë shenjë me paraqitjen e bërë, përballë emrave të mëdhenj si Spanja, Italia e Kroacia. Në përfundim të ndeshjes së fundit në Grupin B, atë me përfaqësuesen spanjolle të humbur me rezultatin 1-0, ka folur mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani.
“Ndihem krenar për ekipin tim, për vendin tim për atë që bëmë në këtë turne. Luajtëm futboll të mirë, treguam kulturë në tribuna, në qytete dhe duhet të vazhdojmë kështu për më shumë në të ardhmen”.
“Mendoj se bëmë gjithçka, sidomos në pjesën e dytë për të bërë diçka në këtë lojë, por ishim të pafat në disa momente. Jam krenar për ekipin tim, për atë që bëri sonte dhe në këtë turne”.
“Nuk ishte e lehtë të luaje kundër Spanjës, ata luajtën me një numër 9 fals në sulm. Ata gjithmonë vinin pas meje, kështu që kjo nuk ishte e lehtë për mua”.