Ramadani optimist: E kemi studiuar Ukrainën, duam fitore
Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të sfidës me Ukrainën, e cila do të luhet të shtunën në në stadiumin “Epet Arena”(Rep.Çeke) në orën 20:45, takimi i parë në UEFA Nations League.
“Atmosfera është fantastike, jemi shumë të përqëndruar, na pret një ndeshje shumë e vështirë, por atmosfera është shumë e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, është një kundërshtar i fortë, por ne do të zbresim në fushën e lojës për një rezultat pozitiv. Jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë se çfarë na pret”.
“Medon Berisha? Punon shumë, lojtar i ri që premton për të ardhmen, është gati për të dhënë maksimumin e tij”.
“Elementët e rinj? Janë përshtatur shumë mirë, besoj se do të japin maksimumin ashtu si të gjithë ne”.
Mundësitë e Shqipërisë në grup – “Forca jonë është grupi, do bëjmë gjithmonë më të mirën. Do bëjmë gjithçka për ta fituar grupin”.
“Shiriti i kapitenit? Nuk e di unë këtë, e di trajneri, por nëse do më jepet mundësia, do e mbaj me kënaqësi”.