Categories: LajmeSportFutboll

Ramadani rrëfehet pas golit: Ja pse zgjodha Leçen

Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani, që ishte  protagonisti i fitores në ndeshjen kundër Frosinones me golin e tij të parë në Serie A, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që do të sfidojë edhe Italinë në Euro 2024, ka treguar këto muaj të parë në Salento.

“Që ditën e parë këtu më kanë bërë të ndihem si një prej tyre, duke më pritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jetoj në qendër të qytetit, i vetmi problem është parkimi. Këtu ushqimi është shumë i mirë, më pëlqejnë makaronat dhe picat”, ka thënë Ramadani.

Drejtuesit e Lecces paguan 1.2 milionë euro këtë verë për të blerë lojtarin nga Aberdeen për të zëvendësuar Morten Hjulmand, ish-kapitenin që u shit te Sportingu në Portugali për shifrën rekord të 18 milionë eurove.

“E dija që nga dita e parë, që duhet të jepja shumë dhe gjithmonë e më shumë. Duhet të isha gjithmonë në 100%. Ai ishte shumë i rëndësishëm këtu dhe ka bërë paraqitje shumë të mira. Unë e di që duhet të punoj, e të punoj sa më shumë”, ka shtuar mesfushori shqiptar.

Ramadani tregon edhe një prapaskenë të merkatos: “Në verë më kërkonte edhe Verona. Por unë pashë këtë projekt, seriozitetin e Lecces dhe nuk pata dyshime”.

Lojtari komenton edhe marrëdhënin me teknikun D’Aversa: “Është shumë e mirë, më ka ndihmuar shumë dhe më ndihmon akoma, duke punuar edhe pas stërvitjes. Më thotë që duhet të godas portën dhe kur gjej hapësira e bëj. Kam bërë 8 gola në karrierë, vetëm një me Shqipërinë”, ka thënë mes të tjerash Ramadani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

3 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

3 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

4 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

4 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

4 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

16 hours ago

This website uses cookies.