Ramadani shkëlqen me Leçen, Strakosha merr minuta me Brentford
Legjionarët tanë që aktivizohen në kampionatet europiane po marrin minuta të rëndësishme me skuadrat e tyre respektive. Në Serie A, Roma mposhti Leçen me rezultatin 2-1, një sukses që erdhi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Si zakonisht, për Leçen ishte edhe mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani. 27-vjeçari zhvilloi një përballje të mirë, teksa përshkroi shumë kilometra në fushë. Ramadani është vlerësuar me notën 6.5 nga Eurosport dhe përshkrimi për të është: Një provë e suksesshsme në mesfushë, përshkruan një sasi të padeshifrueshme kilometrash”, shkruhej për Ylber Ramadanin. 90 minuta edhe për Berat Gjimshitin në takimin që Atalanta u mund ndaj Interit, mbrojtësi i Kombëtares vazhdon të jetë një nga lojtarët më besnikë të trajnerit Gasperini.
Thomas Strakosha, portieri i Brentford u aktivizua në pjesën e dytë në takimin ndaj Ëest Ham. Paraqitja jo e mirë e portierit, Fleken, detyroi stafin që në lojë të aktivizonin Strakoshën. Hyrja në lojë e gardianit shqiptar rezultoi fatsjellëese, pasi Brentford përmbysi disavantazhin nga 2-1 në 3-2. Në Turqi, Sokol Cikalleshi ndihmoi ekipin e Konyaspor që të siguronte një barazim në takimin ndaj Karagumruk, takim që përfundoi me rezultatin 1-1. Sulmuesi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutate fundit të takimit, duke i dhënë fund serisë prej 4 ndeshjesh me humbje radhazi.