Ramadani: Shqipëria, e papritura e këndshme në Euro 2024

Ramadani

Ramadani

Ylber Ramadani është përshtatur menjëherë në futbollin italian aty ku po shkëlqen në fanellën e Leçes. Futbollisti kuqezi ka folur së fundmi për të përditshmen sportive italiane, “Corriere dello Sport”, për përvojën e tij përtej Adriatikut, për qytetin, për futbollin dhe ka zbuluar se si përmes një telefonate ishte bindur që t’i bashkohej ekipi të Serisë A.

“Unë dhe familja ime jemi përshtatur mirë, skuadra më ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë fillimisht mesfushori, duke vijuar: “Unë nuk ndihem lider, pasi ka shumë të tillë në dhomat e zhveshjes, por, është e qartë se ky rol ka nevojë për një personalitet të madh. Unë ndihem mirë, ai i mesfushorit qendror është një rol që më pëlqen dhe më duhet ta pranoj se D’Aversa më ka ndihmuar shumë. Ma ka shpjeguar se çka dëshiron nga unë dhe se në cilat aspekte duhet të përmirësohem. Falë përkrahjes së tifozëve i kam zhvilluar këto paraqitje. Mbështetja e tyre më ka shtyrë përpara, ditë pas dite, që të jap gjithçka.”

Por, si u bind ish-futbollisti i Ferizajt dhe i Partizanit që të shkonte tek Leçe? “Ka mjaftuar një telefonatë, – zbulon ai. – Kur menaxheri im foli me drejtorin e klubit, menjëherë e kemi kuptuar se Leçe ishte zgjidhja e duhur për mua. Vërtet, ka mjaftuar pak kohë për t’u bindur”. 

Ylber Ramadani është njëri prej lojtarëve që kontribuoi mjaft që Kombëtarja shqiptare të kualifikohej për në “Euro 2024” dhe ai beson se kuqezinjtë do të bëjnë mirë edhe në Gjermani, në Evropianin e dytë brenda 8 vjetësh pas atij të vitit 2016.

“Unë mendoj se, sa i përket Evropianit. Ne mund të jemi e papritura e “Euro 2024”, – ka thënë ai. – Ne e kemi një grup futbollistësh që mund të bëjë vërtet gjëra të mira, shumë prej nesh luajmë në ligat kryesore të futbollit evropian. Dhe, edhe falë prurjeve të reja mund të bëjmë mirë. Do të jetë një aventurë e bukur”, – përfundim futbollisti i Leçes, Ylber Ramadani, duke folur për “Corriere dello Sport”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.