“Ramazani, muaji i ripërtëritjes shpirtërore” – Veprimtari fetare në prag të muajit të shenjtë të besimtarëve myslimanë

ramazani muaji i ripeteritjes

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftinia e Shkodrës ka organizuar një veprimtari fetare dedikuar grave dhe vajzave myslimane.

 Aktiviteti ishte në kuadër te  krijmit të një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese për të gjithë besimtarët, veçanërisht për ato që përjetojnë agjërimin për herë të parë.

Në tri ligjëratat e mbajtura  u fol mbi rëndësinë e ripërtëritjes shpirtërore që sjell muaji i Ramazanit, për ndikimin e agjërimit në shëndetin fizik dhe mendor, si dhe mënyrën se si besimtarët mund të përjetojnë këtë muaj të bekuar, duke ndërthurur traditën me dinamikat e reja të kohës.

E titulluar “Ramazani, muaji i ripërtëritjes shpirtërore”, veprimtaria u shoqërua me lexim Kuranor, ilahi dhe poezi të interpretuara nga nxënëset e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.