“Ramë Lahaj & Friends”/Tenori me famë botërore në Shkodër më 8 qershor

Tenori shqiptar nga Kosova me famë botërore Ramë Lahaj po vjen në Shkodër.”Ramë Lahaj & Friends” do të përformojnë për publikun shkodran dhe jo vetëm me 8 qershor, në koncertin e parë të plotë të tij në Shqipëri.Tenori Ramë Lahaj, i cili është ngjitur në disa prej skenave më prestigjioze të botës, ka zgjedhur jo rastësisht Shkodrën për koncertin e tij, si një qytet që e dashuron kulturën dhe muzikën në të gjitha format e saj.Lahaj konsiderohet si një ndër artistët e parë kosovarë të operës, i cili ka interpretuar në teatrot më të mirënjohur të botës, duke ndarë skenën me legjenda të operës si Placido Domingo, i cili më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia”Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe për publikun e shqiptarisë.Detaje të tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim, për koncertin e tenorit të suksesshëm Ramë Lahaj, të cilin Shkodra do të ketë fatin ta shijojë me 8 qershor me të gjithë repertorin e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.