Categories: LajmeSportFutboll

Ramos kthehet si kundërshtar në “Bernabeu”: Po shënova, nuk festoj

1 marsi i vitit 2020 ishte dita e “Klasikes”. Reali i Madridit mundi Barcelonën 2-0, me golat e Vinicius dhe Mariano në një “Santiago Bernabeu” të mbushur plot. Ishin ditë kur fjala pandemi kërcënonte atë që do të vinte në vetëm një javë. Ishte ndeshja e fundit përpara se virusi vdekjeprurës të ndalonte gjithçka, përfshirë futbollin.

Askush nuk mund ta imagjinonte se ishte ndeshja e fundit e Sergio Ramos në tempullin e Real Madridit, në stadiumin që e bëri atë një idhull absolut dhe ku ai festoi dhjetëra tituj, përfshirë katër tituj të Champions League.

Më 22 maj të vitit 2021 veshi për herë të fundit fanellën e bardhë. Ishte ndaj Villarrealit, në Valdebebas, edhe pse nuk luajti asnjë minutë. Madridi mund të ishte kampion i Ligës atë pasdite, megjithëse në fund Atlético nuk dështoi në Valladolid. Të enjten, më 17 qershor, Sergio Ramos u rikthye te Valdebebas. Për t’i dhënë fund 16 viteve si lojtar i Real Madridit duke mos arritur një marrëveshje për rinovim.

Sot, Sergio do të luajë sërish në “Bernabeun” e tij. Ai do ta bëjë këtë me fanellën e Sevillas. Kjo do të jetë hera e parë në karrierë që mbrojtësi veteran do të luajë si kundërshtar në “Bernabeu”, aty ku shkroi historinë e Realit për 16 vite me radhë.

“Kam shumë respekt për tifozët dhe për Real Madridin. Nëse shënoj, nuk do të festoj, por nëse kam fatin të shënoj dhe ai gol mjafton për të fituar, do të jem i kënaqur sepse ata tre pikët do të jenë shumë të dobishme. Do të ndihem si në shtëpinë time sepse kam kaluar shumë vite atje, momentet më të rëndësishme të karrierës sime, kam kujtime të mrekullueshme nga tifozët dhe shokët e mi. Do të jetë unike dhe emocionuese”, ka thënë Ramos në prag të kësaj sfide.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

9 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

10 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

10 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

10 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

10 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

10 hours ago

This website uses cookies.