Ramush Haradinaj takim me Ramën: I kërkova të ndihmojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj , është pritur sot nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni”, shkruan Haradinaj në rrjetet social.
“Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike”, shkruan ai.
I kërkova kryeministrit shqiptar, shkruan Kreu i AAK, që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, përfunduan Haradinaj.