Categories: LajmeSport

Raphael Dwamena mund të mos federohej/Mjeku sportiv Zyhdi Çoba flet për vdekjen e futbollistit ganez

Rasti fatkeq i futbollistit ganez Rafael Duamena që humbi jetën në ndeshjen Egnatia- Partizani për Superligën, rikthen në vëmendje respektimin e aspektit shëndetësor në federimin e sportistëve në Shqipëri…Sipas mjekut të mirënjohur sportiv Zyhdi Çoba, ambulancat dhe urgjenca nuk janë të pajisura të gjitha me mjetet e domosdoshme për të shpëtuar jetë, ndërsa vë theksin edhe tek mjekët specialistë pikërisht për urgjencën në fushën e blertë…Bazuar në eksperiencën e tij dhjetra vjeçare, mjeku sportiv Çoba uron dhe shpreson që stafet mjekësore por edhe aparaturat përkatëse të marrin vëmendjen e duhur në skuadrat e futbollit e më gjërë…Humbja e jetës së 28- vjeçarit Duamena, duhet të jetë këmbanë alarmi. Fillimisht për respektimin e kritereve mjekësore në momentin e federimit por edhe forcimin e kapaciteteve të pajisjeve mjekësore gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit në të gjitha nivelet.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

14 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

14 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

15 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

15 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

15 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

15 hours ago