Evropa u godit rëndë në vitin 2024 nga përmbytje dhe stuhi të fuqishme që prekën rreth 413,000 njerëz dhe lanë pas 335 viktima, sipas një raporti të publikuar nga Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).
Ngjarjet më të rënda u regjistruan në shtator në Evropën Qendrore dhe në tetor në Spanjën Lindore, ku u regjistruan mbi 250 viktima. Pamje dramatike me makina të përmbytura, ura të rrënuara dhe shtëpi të shkatërruara tronditën gjithë kontinentin.
Përveç përmbytjeve, viti 2024 solli gjithashtu një nxehtësi të jashtëzakonshme. Evropa Juglindore përjetoi valën më të gjatë të të nxehtit në histori, në korrik, që zgjati për 13 ditë dhe përfshiu më shumë se gjysmën e rajonit.
Nxehtësia kontribuoi në zjarre shkatërruese që prekën 42,000 persona, me Portugalinë që pësoi dëme të mëdha në shtator, kur u dogjën 110,000 hektarë tokë brenda një jave.
Gjatë vitit, lumenjtë në Evropën Perëndimore shënuan prurje mbi mesataren, ndërsa në lindje u regjistruan nivele të ulëta. Thames në Britani dhe Loire në Francë patën flukset më të larta në 33 vitet e fundit.
Akullnajat në të gjitha rajonet evropiane patën humbje neto të akullit, veçanërisht në Skandinavi dhe Svalbard, që shënuan rekord negativ të masës së humbur. Temperaturat në veri të Arktikut dhe në Mesdhe shënuan nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.
Raporti tregon se Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale. Megjithatë, kontinenti ka shënuar përparim në uljen e emetimeve dhe synon zero emetime neto deri në vitin 2050. Një objektiv i ri për reduktim 90% deri në vitin 2040 pritet të shpallet së shpejti nga BE.
“Ne po bëjmë përparim, por duhet të shkojmë më shpejt – dhe duhet të veprojmë së bashku,” u shpreh Celeste Saulo, drejtoreshë e përgjithshme e WMO.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsumatorët së shpejti mund të përballen me rritje të…
15 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Artit, një festë për të promovuar zhvillimin,…
Presidenti rus, Vladimir Putin do të ishte i hapur për një marrëveshje të përhershme paqeje…
Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur…
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur mëngjesin e sotëm pyetjeve të qytetarëve të adresuara në…
Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë gjatë një konference për shtyp…
This website uses cookies.