Raporti: Fëmijët e zhdukur nga hotelet e Home Office ka të ngjarë të jenë trafikuar
“Fëmijët e zhdukur nga hotelet e Home Office ka të ngjarë të jenë trafikuar”, kështu thuhet në raportin më të fundit të publikuar këtë të mërkurë (17 korrik) nga The Guardian.
Studimi ndez thirrje të reja për hetim publik mbi ‘skandalin’ e fëmijëve emigrantë të humbur në Mbretërinë e Bashkuar.
Shifrat më të fundit tregojnë se për 118 fëmijë të cilët ishin të pashoqëruar nuk ka ende informacion mbi vendndodhjen.
Studimi, i publikuar të mërkurën, është i pari që arrin në përfundimin se fëmijët e vendosur brenda hoteleve ishin në “rritje të rrezikut të trafikimit”, duke kundërshtuar pretendimet e Home Office se të rinjtë nuk shfrytëzoheshin.