Raporti i inteligjencës izraelite: Shumica e pengjeve janë vrarë nga Hamasi

Rreth 20% e pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi pretendohet se kanë vdekur. Sipas një raporti të gazetës prestigjioze të Neë York Times e cila i referohet inteligjencës izraelite familjet e 32 personave besohet se nuk jetojnë më.
Sipas burimeve ushtarake, informacione të pakonfirmuara tregojnë se edhe 20 persona të tjerë mund të jenë vrarë.
New York Times e bazoi raportin e saj në një vlerësim të parë nga stafi i saj ku të paktën 32 pengje izraelite, një e pesta e 136 të rrëmbyerve kanë vdekur.

Në një përgjigje ndaj një kërkese për koment, IIDF tha se shumica e të vdekurve u vranë më 7 tetor të vitit të kaluar.
Raporti vjen pasi familjet e pengjeve kanë intensifikuar protestat e tyre duke kërkuar që shteti izraelit të bëjë më shumë për të liruar të dashurit e tyre.
Një protestë është planifikuar ditën e sotme jashtë Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë ushtarake në Tel Aviv, ku mblidhet kabineti i luftës.
Mes negociatave të shumta, Hamasi nuk ra dakord për lirimin e pengjeve pasi kërkonte që Izraeli të ndalonte luftën në Gaza dhe tërhiqte trupat e tij.