Categories: LajmePolitikë

Raporti i KE-së, Bardhi: Shqipëria nuk plotëson asnjë standard evropian politik, ekonomik dhe social

Deputeti i opozitës Gazment Bardhi, ka reaguar të mërkurën lidhur me raportin e KE-së për Shqipërinë. Sipas tij, skaneri i Komisionit Evropian e nxjerr Shqipërinë, si “vendin me sëmundje të rënda të demokracisë”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social  Facebook, Bardhi thekson se “vlerësimi i KE-së për situatën alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar, e nxjerr Shqipërinë poshtë mesatares”.

“Shqipëria nuk plotëson asnjë standard evropian politik, ekonomik dhe social. Skaneri i Komisionit Evropian e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë.”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, raporti konfirmon shqetësimet e drejta të opozitës për mungesën e lirisë në Parlament, për kufizimin e së drejtës kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, për përjashtimet arbitrare të deputetëve, për mungesën e përparimit në reformën zgjedhore.

“Komisioni Evropian vendos gishtin në plagë, kur vlerëson situatën alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Niveli i Shqipërisë renditet nga Komisioni Evropian poshtë mesatares në të dyja këto fusha jetike, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka në axhendë luftën serioze kundër krimit dhe korrupsionit. Përmes tyre, Edi Rama ble zgjedhjet dhe zgjat pushtetin e tij, që po rrënon çdo ditë shqiptarët.”, thekson Bardhi.

Ai e sheh të drejtë shqetësimin e Komisionit Evropian për gjendjen e opozitës, prandaj është detyrim për opozitën, sipas tij, “që të shndërrohemi në një alternativë të besueshme qeverisëse, duke filluar më së pari në bërjen funksionale të opozitës sa më shpejt”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

6 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

6 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

7 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

7 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

7 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

18 hours ago

This website uses cookies.