Raporti i OSBE për zgjedhjet/ Ivi Kaso: Ishte realist, SPAK të hetojë farsën e 14 Majit
Opozita vlerëson si realist raportin e OSBE ODHIRIT për zgjedhjet e 14 majit, duke e konsideruar atë me rëndin ne 30 vite, për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Ivi Kaso tha se raporti i apelon institucioneve për hetim dhe ndëshkim të krimeve zgjedhore.
“Siç Partia Demokratike e ka përsëritur, zgjedhjet ishin një farsë dhe përgjegjësi për plaçkitjen dhe manipulimin e tyre është Edi Rama me bandat e tij.
Zgjedhjet ishin votime dhe Shqipëria votime sa për sy e faqe ka mbajtur edhe në zemër të diktaturës, në kohën e Enver Hoxhës.
Partia Demokratike e përsërit fuqishëm mesazhin që duhet të kuptohet nga të gjithë, sepse nuk ka të bëjë me një forcë politike dhe fatin e saj, por me të gjithë shqiptarët dhe të ardhmen e demokracisë në vend: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje“, tha Kaso.
Sipas Kasos raporti konstaton se është bërë presion mbi zgjedhësit dhe punonjësit e administratës , pra zgjedhësit nuk kanë qenë të lirë. Raporti denoncon tha ai dhunimin masiv të sekretit të votës sikundër shit-blerjen e votës. Edhe pse ky fenomen në 2017-të, u bë vepër korrupsioni, SPAK nuk ka hetuar”, denoncoi Kaso, duke inkurajuar krimin zgjedhor.
“Partia Demokratike e përsërit thirrjen e OSBE-ODIHR që zgjedhjet të hetohen dhe i kërkon SPAK të nisë menjëherë punën për zbardhjen e farsës zgjedhore të 2023 dhe zbardhjen e faqes së drejtësisë“, tha ai.