Raporti i OSBE për zgjedhjet/ Ivi Kaso: Ishte realist, SPAK të hetojë farsën e 14 Majit

Opozita vlerëson si realist raportin e OSBE ODHIRIT për zgjedhjet e 14 majit, duke e konsideruar atë me  rëndin ne 30 vite, për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Ivi Kaso tha se raporti i apelon institucioneve për hetim dhe ndëshkim të krimeve zgjedhore.

Siç Partia Demokratike e ka përsëritur, zgjedhjet ishin një farsë dhe përgjegjësi për plaçkitjen dhe manipulimin e tyre është Edi Rama me bandat e tij.

Zgjedhjet ishin votime dhe Shqipëria votime sa për sy e faqe ka mbajtur edhe në zemër të diktaturës, në kohën e Enver Hoxhës.

Partia Demokratike e përsërit fuqishëm mesazhin që duhet të kuptohet nga të gjithë, sepse nuk ka të bëjë me një forcë politike dhe fatin e saj, por me të gjithë shqiptarët dhe të ardhmen e demokracisë në vend: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje“, tha Kaso.

Sipas Kasos raporti konstaton se është bërë presion mbi zgjedhësit dhe punonjësit e administratës , pra zgjedhësit nuk kanë qenë të lirë. Raporti denoncon tha ai dhunimin masiv të sekretit të votës sikundër shit-blerjen e votës. Edhe pse ky fenomen në 2017-të, u bë vepër korrupsioni, SPAK nuk ka hetuar”, denoncoi Kaso, duke inkurajuar krimin zgjedhor.

Partia Demokratike e përsërit thirrjen e OSBE-ODIHR që zgjedhjet të hetohen dhe i kërkon SPAK të nisë menjëherë punën për zbardhjen e farsës zgjedhore të 2023 dhe zbardhjen e faqes së drejtësisë“, tha ai.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Media gjermane “Merkur.de”: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan…

3 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke…

3 hours ago

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve…

3 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2025

DashiEnergjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve.…

3 hours ago

Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 prill 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

3 hours ago

Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare ylli i kinematografisë, Val Kilmer

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”,…

4 hours ago