Raporti i prokurorit special, reagon Bajden: Kujtesa ime është e mirë
Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) mbajti një fjalim të shkurtër të minutës së fundit të enjten (8 shkurt) pasi një raport nga departamenti i drejtësisë vuri në pikëpyetje aftësinë e tij për të kujtuar ngjarjet dhe faktet kryesore, ndërkohë që e lironte atë nga akuzat penale për trajtimin e materialeve shumë të klasifikuara.
Bajden theksoi se ka marrë pjesë në intervistë 5-orëshe në lidhje me hetimet për sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, në momentin që ishte i zënë me shqetësime urgjente.
Presidenti thotë se kujtesa e tij është mirë, pasi raporti për rastin e dokumenteve të klasifikuara e quan atë “i moshuar me kujtesë të dobët”
“Isha në mes të trajtimit të një krize ndërkombëtare. Kujtesa ime është e mirë”, tha Bajden.
Megjithatë, Biden bëri një gabim në komentet e tij, duke gabuar Meksikën dhe Egjiptin, në një përgjigje ndaj një pyetjeje mbi konfliktin Izrael-Gaza.
Hetimi njëvjeçar nga këshilltari i posaçëm Robert Hur u përqendrua në mbajtjen e pahijshme nga Bajden të dokumenteve shumë të klasifikuara nga koha e tij si senator dhe si zëvendëspresident i Barack Obamës.
Republikani Hur, zbuloi se Bajden “me dashje” i mbajti dhe zbuloi materialet, duke përfshirë dokumente rreth politikës ushtarake dhe të jashtme në Afganistan.
Raporti përfshin fotografi të dokumenteve brenda një kutie kartoni të dëmtuar në garazhin e shtëpisë së tij në Delaware. Në fjalimin e tij, Bajden e quajti idenë se ai mban me dashje dokumentet “mashtruese dhe thjesht të gabuara”.