Categories: LajmeEkonomi

Raporti i ri i BERZH-RTSH publikon të hënën të dhënat, qytetarët: Jemi të kënaqur mesatarisht me jetën

Të hënën, Banka e Shqipërisë, do të prezantojë raportin e fundit të BERZH  i titulluar “Tranzicionet e mëdha dhe të vogla”. Raporti që diskuton mënyrat në të cilat transformimi i thellë strukturor i ekonomisë globale po ndikon në jetën dhe kushtet e jetesës së njerëzve, fokusohet në çështje të rëndësishme.

Raporti përdor të dhëna unike nga raundi i katërt i Anketës Jeta në Tranzicion, një anketë familjare e kryer në 2022 dhe 2023, për të parë se si këto tendenca të nivelit makro përkthehen në “tranzicione të vogla”: lëvizje në karrierë, ndryshime në shëndetin fizik dhe mendor, rinovimi i banesave dhe në fund të fundit ndryshimet në kënaqësinë e njerëzve me jetën.

Sipas raportit, që e disponon televizioni publik, Shqipëria vlerësohet si vendi me kënaqësi mesatare me jetën, që është rritur që nga viti 2016, duke reflektuar rritje të të ardhurave dhe një zhvendosje drejt punës së këndshme, aftësive më të larta dhe shëndet fizik më të mirë.

Raporti adreson mangësitë e tranzicionit, duke financuar investime me objektiva të qarta dhe duke mbështetur përpjekjet për reforma në bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe donatorët. Raporti vlerëson se duhet të ketë kontribut në përmirësimin e klimës së biznesit, formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e investimeve të huaja direkte.

Sikurse është bërë e ditur, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka një angazhim të fortë në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023 me investime rekord prej më shumë se 1.63 miliardë euro në 100 projekte, që pason një total prej 1.28 miliardë eurosh në 2022.

Si institucioni më i madh financiar ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, Banka planifikon të vazhdojë të rrisim aktivitetin e saj. Në Shqipëri, Banka investoi 146 milionë euro financime të reja në vitin e kaluar nëpërmjet 23 projekteve, në sektorin privat dhe energjinë e rinovueshme.

BERZH vazhdoi mbështetjen e saj të fortë për sektorin financiar të vendit, me më shumë se 80 milionë euro në financim dhe lehtësira për ndarjen e rrezikut për bankat partnere.

Deri më sot, BERZH ka investuar më shumë se 18 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…

1 day ago

Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…

1 day ago

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: I kënaqur nga merkato, jemi ndërtuar për të fituar dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…

1 day ago

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…

1 day ago

Plani strategjik 2025-2030, Spiropali: Synojmë Kuvend me standardet e një vendi anëtar të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…

1 day ago

Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…

1 day ago

This website uses cookies.